A ke frigë ?

A ke frigë ?
Po t’pyes!
A ke frigë kur për tana motet që jeta yte i ka kalu,
Sa pranvera,
Vera, Vjeshta,
E dimra,
E ke rritë sinqeritetin si fmi,
A ke frigë se njerzit kanë për ta përdhos me gjuhën e tyre të zezë ?

A ke frigë ?
Po t’pyes !
Kur për tan ato stinë je rritë,
Je eduku,
Si asht mas miri,
Prej durve t’ngrohta t’nanës,
E nën këshillat ma t’frytshme t’babës,
A ke frigë,
Se njerzit kanë me t’fy,
Ofendu,
Shfry tan mllefin e tyre,
Se njerzit kanë me t’sha,
E kanë me i nxjerr prej barkut tyne fjalt ma t’zeza që veshi yt s’i ka ndigju ?

A ke frigë ?
Po t’pyes !
Kur njerzit kanë me t’lëndu si ma keq,
Kur njerzit kanë me t’therrë disa herë shpindën,
Derisa t’shohin se fryma t’ka mbaru !

A ke frigë ?
Po t’pyes !
Me ra n’dashni,
Me u zhyt n’çdo poezi,
Me e dasht dikë pa limite,
Pa ndarje,
Pa largësi,
E as kufi.

A ke frigë ?
Po t’pyes !
Me mendu se nji zemër të ka harru,
Se nuk t’flet ma,
Se nuk don gjumin me ta trazu,
As andrrën,
As edhe qerpikun e njomë .

A ke frigë ?
Po t’pyes !
Me e hapë zemrën,
E me i thanë dashnisë,
Eja se t’kam prit tek dera,
Sikur lulet që presin me u ujit,
Sikur qielli që mbulon natën kur hana i afrohet,
Sikur shiu që sjell bekime,
Sikur çdo kang e çdo poezi,
Që t’lajnë pa mend,
E mundohesh edhe n’xhep me i fut për mos me ikë!

A ke frigë ?
Po t’pyes !
Unë kam me vdek nga friga,
Se mos nga t’gjitha këto krijesa,
Nji dit do t’i shohë me sy,
E nuk kam me dit si me ja ba,
A me e hapë zemrën ?
A me lanë frigën me mu ba shok jete ?
M’thuj,
E lirom nga prangat e ksaj poezie !
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s