Në Çarshi…

Prap në Çarshi.

Ulur pranë derës së vjetër dhe murit të leckosur,

Po kujtoja ditët e kaluara me ty.

E një mall sa i gjithi Shkupi më kishte kapluar zemrën,

Dhe prap po rri ulur.

Fytyra më merrte ngjyra të ndryshme si ky mur,

E zemra më dukej sikur më ishte bë si gur,

Si ky gur i këtij muri,

Shumë vjeçar !

Po të pres, në mos do kalosh pranë këtyre rrugëve,

Ku kam puthur çdo kalldërm për t’i dhënë dashurinë e duhur,

Se ndoshta nesër do vdes e dua diçka t’i lë këtij qyteti amanet !

Po të pres,

E kam frikë të të takoj,

Ndoshta kur sytë do t’i shoh, zemra do më ndalojë,

E s’do kem frymë të të përshëndes !

Mbështetur kokën afër kësaj dere të pres të jesh përballë,

E prap kam frikë të të takoj,

Se në mos vdes pa thënë as edhe një fjalë,

E ndoshta do më duhet të të përqafoj e frikën të largojë,

Të ndjej çdo rrahje,

Të të shtrëgoj si kurrë më parë.

Kjo Çarshi më kujton gjithçka që kam marrë nga ti,

Një qenie që frymon ndryshe nga të tjerat.

Po pres të të takoj….

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s