Ne !

Më fal që të trazoj disa herë shtëpinë tënde,
Zemrën.
Më duhet të them se edhe sonte erdha mysafire e paftuar,
Ngaqë miqtë më thanë se ne mund të ishim një univers i tërë pa pika dhe presje,
Thjesht bashkim i të gjitha pikave që bashkojnë gjithësinë deri në takimin e syve.
Edhe sonte po të trokas e po them se është hera e fundit që të shqetësoj,
E sa e sa herë kisha thënë para kësaj,
Kot, se mu desh të kthehesha tek shtëpia yte,
Ngase aty gjej shpirtëroren,
Bardhësinë,
Universin dhe çdo galaktikë të fshehur në elegancën e shkronjave që si kisha takuar më parë.
A është gjithçka rastësi ?
Apo trokitjet shtohen e zemra gjen qetësi vetëm në trokitjet që merren nga ti.
Po trokas për herë të fundit,
T’i them edhe disa fjalë,
E ndoshta për çudi do bëhemi miq,
Mbase edhe armiq,
Ose të çmendurit poshtë rrugëve me kalldërma,
Ose ose pranë kalasë,
Atëherë kur bie nata,
Dhe i gjithë qielli është nën pushtimin e syve tanë,
Po trokas për herë të fundit…

Leave a comment