Nji lum i vërtetë !

T’kalume quhen ikjet,
Mbase edhe fshehja e ditarit,
Edhe humbja e rrugës me tana shenjat mbi kokë,
Ngase dashuria e premtuar theu rregullat,
Tradhëtoi si mos më keq !
Iu desht të bënte ashtu,
Se njerzit shesin gjana t’ndryshme n’pazar,
Herë kpuca,
Herë hardhuca,
E besa shumë herë rrena se malli im është më i miri,
T’raft pika,
Se aspak su çudita,
Por ta lamë pazarin e t’kthehemi n’treg t’vërtet!
E ç’dreqin u dashka të bëjmë ?
Të vetvritemi e t’i japim fund plagëve ?
Apo më mirë me ikë,
Apo ikjet dyfishojnë dhimbjet ?
Qyqarllëkut hyzmet me i ba,
Bash mirë,
Për qef,
Kjo asht sefa,
Besa, pasqyrë e fytyrës,
Çdo mëngjes kur t’rrah,
E tregon se po jeton !
Po pse vallë mos t’zhytemi n’lumin e pastërtisë e ta lëmë atë qetësi t’mbizotërojë shpirtin tonë.
Në djall shkofshin valixhet,
Rrugët,
Shenjat,
Pazari,
Shoqria,
Komshiu,
Sahatxhiu,
E të gjitha tik taket e orave të prishura….
Se orat e reja po thërrasin,
Andrrat, e sa shumë dëshira për me gjetë krahë të tjerë me i shëtit qiejt e ndryshëm,
E sa ngjyra tjera du me i pa,
Se tashmë t’gjitha i kam pa,
Por përzierjet m’interesojnë.
Ka edhe kangë që si ke ndigju,
E sa shumë vepra madhështore thuhen kur vetëm një vijë n’fytyrë fillon me u laku.
Hajt more se bohet çarja,
T’thojshin e dojshin me t’ngushllu,
Bile shumë herë notin kan dasht me ma msu,
Eh, fillova,
Po notoj ende,
E po harroj se kam jetuar,
Po filloj të mbys të kaluarën e po pijë ujë nga e tashmja.
Mos u habit,
Se imagjinata i ka nji mijë ftyra e nji mijë kang,
Ama veç nji lum t’vërtetë,
E që mesazhi mirret duke u zhyt,
Çarja bahet tu i ba hyzmet vetit,
Pak qetësi shpirtërore e pak dashni,
Jo mor,
Se n’pazar nuk ke me i pa me sy !
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s