Pa titull

Pranvera edhe tana poezitë e Kadaresë janë hidhrue

Po si ka mundësi në rrugën e njejtë të ndeshemi e të mos takohemi me sy ?

Se krenarisë gjithkush i ban hizmet

Vallë a ka bereqet ?

N’mundsh me jeshilen mu taku

Do t’djeg nga larg me puthje që asnjihere në jetë si ke shiju

Po kujt i plas pse do mbesë kujtim ?

A duhet çdo fillim të ketë mbarim?

Apo çdo mbarim të qajë se do ketë një tjetër fillim ?

Kush e ka fajin

Shkupi apo këmisha yte e bardhë që nuk i shkon shpirtit të zi

Apo kaçurrelat e të gjatës  ?

Të huaj qëndrojmë

Nuk përqafohemi e as nuk durohemi n’takim t’syve t’qëndrojmë

Se po u takuan sytë

E di

Ajo andërr, mu ajo karrige

Do t’kthehet ty e puthjet do mbesin prap aty

Se nji përqafim ka mjaftu

Me i ndezë ngjyrat e nga mjegulla me t’largu

çka i bën netëve vallë ?

Po mëngjeset a t’qortojnë ?

Pse ikën në krahë të së gabuarës gjoja mëngjeseve shpjegim tu dhurosh

Edhe kujtimeve mure i kemi ndërtu

Krenarinë me pozita e gjeste të lodhura e kemi ngarkuar

Vallë a ende mure duhen ndërtuar ?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s