Paqtim tek pasuritë tona…

Si shpirt t’du se mua edhe ty na lidhin shumë gjana,

Tuj fillu prej maleve t’Sharrit zbathun tuj sodit çdo bukuri.

Ajër i pastërt, lule, qiell i kaltërt e fmi…

Pastaj me e marrë rrugën ashtu zbathun deri tek Ujvarat e Mirushes,

Me e knaq shpirtin qetësi, synin bukuri e zemrat Dashni,

Se vetë vendi jonë asht dhe mbetet dashni.

E kur t’mërzitemi ,

Ikim në Shqipëri,

Se tek Bjeshkët e Nemuna na bashkohet edhe Mali i Zi,

Aty mbushemi e mburrnohemi se sa shumë gjana na lidhin me vllaznit tanë.

E përderisa jemi në Shqipëri, ikim për Shkodër se prej aty marrim rrugën deri tek nji bukuri.

N’Theth, e që ende kamba s’më ka shkel.

Shkojmë e shohim bukuri t’ashpra prej largut,

N’zemër t’Alpeve,

Askush tjetër pos unë edhe ti.

E kur t’lodhemi tuj ec,

T’ftoj n’katunin tem ujë t’pastërt me pi,

Jo shumë larg pos në Luginën e Preshevës,

N’majen e Ostrovicës tu e mbush barkun me buk e dashni.

E kur t’lodhemi,

Pushojmë, e nisim prap me ecë e shikju pasuritë tona,

Askush pos unë e ti,

E kanga e vetme valixhe !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s