Poezia 1

Kur mbeta në vetmi, mora t’ju shkruaj nga një letër të gjithëve
Miq e familjarë,
I kërkova hallallëkun të gjithëve për tërë ndihmën që më dhanë,
Nga një letër të paktën ua kisha hak,
Aty shpalosa çdo gjë që kisha kalur në jetë,
Që nga buzëqeshjet e deri tek lotët,
Deri tek facoleta që më sollën duart e arta,
Shpalosa çdo kujtim, çdo ndihmë, çdo sakrificë,
Sa shkruaja edhe qaja,
Qaja shumë, sepse një ditë do të ndahem nga kjo botë,
Nuk qaja se do ta lija këtë botë, por nëse të gjithë njerëzit që i kisha njoftuar në rrugëtimin e jetës më bënin hallall dot,
Për asgjë tjetër, vetëm nëse ndonjëherë dhimbje u kisha shkaktuar,
U thosha të gjithëve se shumë i kisha dashur, dashuri të pastër gjithmonë në tavolinat e bekuara të ditëve me diell e shi i kisha servuar,
Shkruaja për çdo gëzim, për çdo buzëqeshje që më kishin dhënë në jetë,
Shkruaja për falënderimet që nuk i ndalja dot asnjë sekond pa u dhënë në lutje e vetmi,
U kërkoja falje të gjithëve, edhe pse disa ndiheshin keq nga kjo gjë,
Unë jam kjo që faljen e dua në çdo sekondë, e dua sepse nuk mund të vdes pa të,
Shkruaj për çdo periudhë të vështirë kur bartja gurët më të rëndë që më kishte sjellë jeta,
Shkruja t’u them faleminderit engjëjve që më kishte sjellë I Vetmi nga lart për të shuar dhimbjen e shpatullave,
Këto shkronja të vogla janë, por mbajnë emocione, kujtime dhe çdo gjë e kaluar për tërë këto vite,
Prapë të gjithëve u them se i dua, i respektoj dhe për çdo gabim falje u kërkoj,
Më falni, ju shpirtra të mirë e jo të mirë,
Kërkoj falje edhe nga ata që më bënë me lot, më fal o shpirt i lënduar që nuk munda të jap ndryshimin që unë kisha vendosur tek ti dhuratë të bëj,
Kështu jeta iku bashkë me vitet,
Më falni ju të gjithë dhe për kohën që do të jem gjallë, do të jem këtu,
Duke shkruar e thurrur poezi bashkë me dashurinë dhe këngën,
Për ato tjera mote që do të jetoj, do të jem ende në vendin e njëjtë,
Aty do të më gjeni për çdo paqartësi e fjalë të pathënë,
Aty do jetojë edhe për kohën që më ka mbetur,
Më falni, njerëz të mirë…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s