Poezia 10

Kam një mijë palë pyetje,

Mbase edhe një mijë palë të tjera dëshira,

Për harrim,

E shërim !

Nu ka pasur aso ngjyra asnjëherë,

E m’duket sikur e kaltërta i ka rrëmbyer me vete….

Teksa shpejtonte hapat,

Më kishte kthyer kurrizin,

E prap vështroja nga xhami i gjelbërt,

E doja t’i deshifroja ata hapa…

Bef, mori kthesën dhe më humbi nga sytë !

Shpresë apo ngatrresë ?

Prandaj du me i harru tana vitet qe kam jetu,

Sa kam qajt e sa netë t’vetmume kam përjetu,

Sa ndihma kam dhuru,

Sa lotin me përqafim e kam shoqëru,

Sa telefonata vonë i kam qetësu,

E sa e sa lutje t’sinqerta i kam adresu!

Bile edhe tana kthesat që jeta mi ka servu,

Du me i harru !

Me harru që çdo fjalë t’sinqertë e kam fol e servu,

Me harru që gjumi nuk m’ka mar dhurata pa mendu,

Me harru që njerzit m’kan lëndu,

Që m’kan ba me u ndje pranverë e zbehtë që merr ilaçe si për keq !

Du me harru çdo sekond idhnimi,

Mllefi, E çdo zënkë !

Du me harru që dikujt fjalën pa e mendu ja kam besu,

Du me harru që kam taku sa e sa shumë njerz,

Se m’kan afru,

M’kan dasht,

Jan mahnit,

Por kurrë nuk m’kan tregu,

Se zemra i ka rrah fort kur me buzqeshjen time jan taku.

Du me harru se ata njerz janë qyqarët më t’mëdhenj që i kam taku!

E ma shumë du me harru momentin kur mëndafshet prej dorës mi kan largu,

Atë moment du me e zbardh e mos me e kujtu as nji dit tjetër sa t’jem gjallë !

Po t’harroj edhe ty,

U pafshim në Parajsë,

Në je i/e denjë me qenë edhe ti aty !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s