Poezia 3

Qetësi në shpirt e qiell po mbretëron,
Të vetmit yjet kuvendojnë,
Nga dritarja gjithë horizontin vështroj,
Lutjen e sinqertë deri tek një zemër e bardhë e dërgoj,
Flladi i lehtë më përkëdhel shpirtin,
Më jep përqafimin dhe buzëqeshjen,
Buzëqeshje që pa të nuk kam jetë,
Nuk frymoj e këngë dot nuk këndoj,
Sërish përqafoj erën dhe lutem,
Shikoj yjet dhe mbetem me tingujt e zemrës…

Leave a comment