Poezia 5

E du at za t’shterrun, t’grrithun,
Që mi ngacmon telat e zemrës e zanit tem,
Se ndryshe jeta kish me u qujt monotoni pa nji kang t’dashtun si fmi.
Ni za e nji sanduk me kanga t’preferume e t’zgjedhuna veç për qefin tonë,
E kush ka me i knu e mi dasht pos ne që s’na zen gjumi pa i kërku n’çdo qoshe t’shpis.
Loçkë janë kangt shqipe që ta knaqin zemrën deri n’pafundsi,
E kur Vaçes ja ndigjoj zanin,
Du me ti shiku rrahjet e buzqeshjet,
A t’shtohen prej dashnisë ?
Atë za t’grithun e t’ambël n’disa strofa,
Veq për hatër t’kangve,
A e ke rujt si lule e qendisun a i ke knu edhe erës që tu ka ngjit n’shpirt e ka fol me ty deri n’destinacion t’caktum ?
Unë i kam ba shoqni e gjithë e kam dasht,
Kangën e kam shpirt e zanin për merak,
Kam me t’knu si n’çdo konak që bëj,
Kur i ftoj shoqet me i bashku buzqeshjet,
E s’jet ndokush pa thanë,
Hajt pak ta ndigjojm zanin.
Atë za t’shterrun disa herë,
E tan ato kang që i kam për qefin tem,
T’ftoj me i ba bashk me t’tuat,
E me i ujdis nji dit se ska kohë me prit.
Kanga nuk prit e as zani,
Besa as shpirti !
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s