Poezia 9

Nga katrorët shumë ngjyrshe,

Shkronjat e kuqe,

E linjat ngjyra kafe,

Ora ngjyrë portokalle,

E nji poezi,

Po sorollaten sikur ato bicikletat e fmive t’mahallës,

Tuj fishkllu e tuj knu,

Se kshtu e ka gzimi e loja.

E shumë kohë ma parë,

Sot,

Mu kujtun bisedat nën pemën e vjeshtës,

Kshtu e kam qujt!

Ka qene peme e madhe,

Përralla ka fillu me fijet e gjelbërta të barit,

Që preknin këmbët e njoma,

E floku dredhë dredhë,

Shtrirë tuj sodit qiellin,

E tuj bisedu me orë.

Zogjt e malit,

Shokë i kam pas gjithnji,

Teksa qendronin nëpër telat e hollë ,

M’banin shoqni n’kangë !

E shpesh m’kujtohen lulet,

Kokën e verdhë e flokët e bardha,

E ska shku ditë pa i pyt : Më do, S’më do!

Era i ka end edhe fletat, Bisedat,

Dëshirat, E kangt!

M’ka mar malli me qendru nën atë pemë,

Asht ba monotoni qendrimi prane katroreve të gjelbërt,

E shkronjave të kuqe,

Du me humb nji herë e përgjithmonë pran bukurive t’Zotit,

Mos më kërko ,

Du me humb me u zhyt n’çdo gja t’bukur,

Madje edhe në bukurinë e syve te mij !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s