Shpirtit që ende nuk e njoh !

Porsi rreze dielli më shponin brengat thellë në shpirt,

E me sy shpoja fytyrat përreth,

Oh shpirt i njomë, a ke për të gjetur qetësi ?

Apo tërë kjo botë do të mbesë uragan i pa parë asnjëherë me sy ?

E sa herë që do ndeshesh do lëndohesh, do copëtohesh,

E në fund do gjesh shpëtim.

A duhet t’i mbulojmë lotët e mallin,

Pse na mungon një zemër,

E të mbetemi frikacakë të kohës,

Që as edhe qentë më të tërbuar nuk u afrohen ?

A je shpirt i bardhë, a do me u nxirë deri në pafundësi ?

Se dhimbja të dëmton,

Madje lotët natë vonë t’i dyfishon,

Qajë e derdhu deri në pafundësi,

Zhveshi mendimet dhe soditi një nga një,

Lëre zemrën të flasë e lutu deri në përjetësi.

A do qash ende për njerëzit e humbur,

A do mbetesh në paqe me shpirtin tënd ?

Se çdo sprovë e kësaj jete shpërlanë, dëlirë shpirtin,

Unë ende kujtoj shakatë madje edhe  shkëmbimin e fotografive.

Më lejo të të duaj,

E më duaj ngase të kujtoj edhe në lutjen time më të vogël ,

Më gëzo me ditët me diell, me shi, me borë e gjethe të zverdhura,

Bash atëherë kur hallet t’i mbysin ditët,

E ske derë tjetër pos tek zemra ime,

Më kujto po atë ditë,

E të premtoj se do të të ndihmojë me fjalët që as edhe në poezitë e mëhershme nuk i ke ndëgju,

Me presjet, e pikat më të çuditshme,

Me aromën më të bukur që ke ndjerë në ndonjë poezi.

Unë jam askush pos vetja ime,

E një njeri që shkruan sa për të zbrazur shpirtin,

Për t’i thënë dy fjalë ,

Se po nuk zbrazi shpirtin edhe poezia do i vdesë,

E t’i ske ndryshe si do më kujtosh,

Përpos këtyre rreshtave.

E nëse vdes,

Tërë poezitë t’i lë amanet,

E të lutem të mi ruash me kujdes,
Ty, shpirt që ende nuk të njoh !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s