Zamani

Po thojn
Zaman i keq u ardh
Jo, jo po zemrat e njerzve jan nxi
Bile edhe poezinë dojn me e shfaros para syve t’grus
Uh
Mi marsh t’ligat !
Po thojn zaman i keq u ardh
Jo, jo
Si ka fajet zamani po maskat e njerzve që i veshin çdo ditë
E kur po ju bahet ftyr
Po kërkojnë çare
Zamani nuk t’ka porosit me hy n’sallë e me ba operacion t’dyftyrsisë !
Po thojn
Zaman i keq u ardh
E po thojn se feja i ka fajet
E t’mshtellin nji qind shllunga skandalizuese
Po i fole për Qiellin
Mos, mos ban shirk !
Po thojn
Zaman i keq u ardh
Jo zamani nuk din armën n’dor me kap
E as me derdh gjak !
Po thojn
Zaman i keq u ardh
Asht prish rinia
E ska ma gra hyjnesha
T’mështjelluna
Se nji cip për njerzimin
Ka goxha ransi
Uh mi marsh t’ligat
Nëse njeriun e gjykon si bishë
Asht njeri e nuk i ke kalu t’njejtat sprova
Hall,
Vaj zamani
E toka që po ju mban !
Po thojn
Zaman i keq u ardh
E shumë muzik po ndigjohet
E t’presin me çelsa n’dor para Xhennetit
E dijn fort mirë a ke me hy !
Zamani nuk t’ka msu
Fenë n’shabllon me shti.
Po thojn
Zaman i keq u ardh
Qysh me ia ba për tradhtitë ?
Se secila ditë po i vulos kartonat
Me u nda
Si shej gëzimi për tan fisin
Zamani nuk t’ka msu me u xhvesh tinxa
E me pleçnu pun që nuk t’kanë taku!
Po thojn
Zaman i keq u ardh
E spo ka frymzim
Tana rrugt janë t’pafat
E mallkojn dritën n’sabah
Që i thotë mu kan t’isha si ti
Tan rrugët i kisha ec me gjet dashni
Për punë
Për fjal
E besëlidhje !
Po thojn
Zaman i keq u ardh
E s’ndigjon gja tjetër pos
Far, e idhët… far’ e idhët
Uh qysh damlla nuk t’ra !
Zamani gjuhën nuk ta ka flliq
Se sdin qysh !
Po për kë po shkruej edhe un….
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s